top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

10 gjërat që duhet të dish para se të nisesh me kroçerat Costa



Vëmendje për çdo pasagjer



Check in kryhet plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.




Pushime Smart



Celulari juaj do të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.


Më shumë hapësirë për pushuesit



Numri i pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në bord në kohë reale.


Pushime po, siguri prapë po



Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.


Mëngjesi, dreka dhe darka në restorante



Restorantet janë ripërshtatur për të mirëpritur pushuesit në mënyrën më të mirë, duke respektuar distancën sociale. Në tryeza do të ulen udhëtarët e të njëjti rezervim, pra nuk do të uleni me udhëtarë që nuk i njihni. Koha e shërbimit në restorant do të jetë më e gjatë, ndaj do tju japë kohë të ushqeheni kur të dëshironi. Menunë ditore mund ta shihni edhe nëpërmjet smartfonit tuaj.


Argëtim non stop



Spektaklet do të përsëriten disa herë gjatë javës për tua dhënë të gjithëve mundësinë për t’i shijuar. Të vegjlit do të mund të argëtohen të sigurt në hapësirat e dedikuara për ta, të cilat higjenizohen vazhdimisht gjatë ditës dhe lejojnë një numër të caktuar pjesëmarrësish. Sërish mund të vizitoni sallën e fitnesit, pishinat, kanizonë etj, duke respektuar rregullat që do tju njoftohen nga punonjësit.


Ekskursione ekskluzive



Për të garantuar sigurinë e gjithsecilit, mund të realizoni eskursionet në portet e itinerarit vetëm duke prenotuar një tur me stafin e Costa Cruises. Grupet do të organizohen me rregullat e plota të higjenës dhe me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.



Ajër i pastër dhe ambjente të higjenizuara



Hapësirat publike higjenizohen vazhdimisht me metodat e reja të dezinfektimit dhe zhdukjes së mikrobeve. Kabina juaj gjithashtu i nënshtrohet pastrimit të vazhdueshëm dhe do të ndjeni në çdo kohë ajrin e pastër që qarkullon kudo falë filtrave të reja dhe super efiçiente që janë instaluar në anijet e reja.


Mbështetuni tek ne për çdo shqetësim



I gjithë stafi i Costa Cruises është i trajnuar lidhur me protokollin e ri të shëndetit dhe sigurisë, ndaj nëse një pushues do të ketë probleme, stafi profesional do të kujdeset për të që në momentin e parë, duke ndjekur rregullat e reja.


Qendra mjekësore në bord



Të gjitha anijet Costa kanë në bord qendra mjekësore me mjekë dhe infermierë të kualifikuar, të cilët janë të përditësuar në vazhdimësi për risitë mjekësore lidhur me viruset dhe gjithnjë të disponueshëm për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e Covid-19 në bord.

45 views0 comments
bottom of page