top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

5 këshilla që do të shpëtojnë pushimet e tua të dimrit!

Nëse ke menduar që anijet e kroçierave ankorohen në një port të zymtë diku në Mesdhe gjatë dimrit dhe presin në letargji të vijë pranëvera e të çelin lulet e para, e ke gabim.

Anijet nuk ndalin kurrë! As në dimër!


Logjika e thjeshtë e itinerareve të tyre është të ndjekin vendet e ngrohta, ndaj shumica e tyre, prej muajit nëntor e mandej, nis të transferohet bashkë me udhëtarët në lundrime më të gjata se normalet, drejt ishujve të Karaibeve, drejt Lindjes së Mesme, drejt destinacioneve turistike të Oqeanit Indian dhe Paqësor. E megjithatë, ka gjithnjë disa syresh që qëndrojnë stoike në Mesdhe, në brigjet e Spanjës, Italisë, Francës, dhe mbi Adriatik, Jon e Egje, edhe përgjatë dimrit mesdhetar.

Ndaj është e mundur të vizitosh kryeqendrat mesdhetare edhe në periudhë Krishtlindjesh, në periudhën e lavdisë së Christmas Markets, dhe të shijosh atmosferën festive të fundvitit në Barcelonë, në Romë, në Athinë, ne Marsejë etj. Ashtu sikurse një udhëtim i Shën Valentinit bëhet më kuptimplotë teksa zbarkon me kroçierën tënde në prag të Venecias.

Madje, madje do të të vijë shumë për mbarë një udhëtim i tillë, me paketat Last Minute që ofrojnë kompanitë e kroçierave, kryesisht MSC Cruises dhe Costa Cruises në fund nëntori, fund janari dhe sidomos për lundrimet që përfshijnë 14 shkurtin.

Kliko këtu për ofertat:

5 këshilla udhëtimi për ty që ke zgjedhur të lundrosh në Mesdhe gjatë dimrit:


1. Përgatit dhe printo informacione mbi portet që do të vizitosh



Në këtë mënyrë ke një ide të qartë të destinacioneve dhe aktiviteteve që mund të bësh në secilën prej ndalesave. Për shembull, nëse një nga ndalesat e itinerarit të udhëtimit tend me kroçierë është qyteti i Barcelonës, do të kërkosh fillimisht në internet cilat janë aktivitetet kryesore për të bërë në këtë qytet në nëntor, dhjetor apo janar, gjatë cilitdo muaj kur ti udhëton. Do shohësh që opsionet e para janë ‘Sagrada Famiglia’, ‘Parku Gaudi’, stadiumi ‘Camp Nou’, ‘Harku I Triumfit’, Rruga ‘La Rambla’ etj.. Natyrisht është e pamundur t’I vizitosh të gjitha Brenda një dite, ndaj duhet të zgjedhësh atraksionin tend të preferuar. Psh, nëse zgjedh Parkun Gaudi, fillo të kërkosh mënyrat më të lehta për të mbërritur nga porti I kroçierave drejt këtij vendi. Kështu do ta dish fare mire axhendën tënde sapo të ankorohet anija në port!



2. Rezervo paraprakisht aksesin në SPA



Pushimet e dimrit janë gjithnjë më të qeta dhe relaksuese dhe synimi është të rimarrim energji të reja për të filluar një Vit të ri në formën më perfekte. Ndaj s’ka kuptim të neglizhosh një nga metodat më të mira të relaksit.. hapësirën SPA! Masazhe trupi e fytyre nga profesionistë,trajtim nga estetistë, sauna, banjo turke, konsulta me mjekë apo fizioterapistë, seanca joga, klasa aerobie në palestër etj. Për të pasur akses në këtë zonë të privilegjuar të anijes, duhet medoemos të lësh takimin paraprakisht me estetistin apo masazhatorët. Nëse nuk gjen kohë për të rezervuar para udhëtimit, fare mire mund ta bësh ditën e pare të imbarkimit në bord.



3. Bli paketën e internetit në bord



Kompani të ndryshme kroçierash ofrojnë paketa të ndryshme internet, prej të cilave më të leverdisshmet janë paketat ‘Social’ që të mundësojnë aksesin në rrjetet sociale me një kosto më ekonomike. Që të jesh gjithnjë ‘e lidhur’ me Wi-Fi -n e anijes, sigurohu që të blesh në recepsion një nga paketat, kështu je në kontakt me të afërmit që ke lënë në shtëpi dhe mund të shpërndash në rrjet në kohë reale aventurën tënde të rradhës. Nëse këto paketa janë paksa të kripura për ty, gjithnjë mund të përdorësh Free Wi-Fi në secalin port ku anija ankorohet, sin ë terminal, ashtu edhe në zonat publike të qytetit.



4. Shfrytëzo BLACK FRIDAY dhe uljet e stinës




Për ty që lundron në fund të nëntorit, mos harro të mbash mënjanë një buxhet si pas dëshirës për blerjet e Black Friday. Absolutisht të gjitha anijet kanë ulje të mëdha në produktet e tyre në dyqane në këtë të premte të famshme të pazareve. Përpos saj, edhe nëse udhëton në Janar apo Shkurt, mund të shfrytëzosh uljet e stinës për rrobat dhe produktet e dimrit, sepse do të gjeni çmime që vërtet ja vlejnë!

Kujtoni gjithnjë që dyqanet në anije janë Duty Free, dhe do të shmangni taksat!


5. Vizito ‘’Christmas Markets” në portet ku do ndalosh




Një nga atraksionet më interesante të qyteteve gjatë fundvitit janë natyrisht marketet e hapura të Krishtlindjes ku mund të shijosh atmosferën dhe të blesh suvenirë. Pritja e Krishtlindjes në Spanjë, Francë dhe Itali brenda një jave, është një eksperiencë unike të cilën mund ta realizosh pa shpenzuar shumë, vetëm me lundrimin tënd me kroçierë.

43 views0 comments
bottom of page