top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Gjithçka që duhet të dini nëse jeni duke udhëtuar jashtë vendit gjatë pandemisë Covid-19



Ndërsa virusi Corona vazhdon të ketë ndikim në të gjithë sektorët e turizmit, qeveritë në të gjithë botën kanë vendosur rregulla të reja për linjat ajrore, kompanitë e kroçerave dhe hotelerinë, duke i detyruar shpesh të anullojnë udhëtimet ose t’i ndryshojnë ato.


Në Europë, Spanja, Italia dhe Franca kanë lehtësuar kufizimet e tyre së fundmi, duke lejuar që edhe punonjësit jo-thelbësorë të shkojnë në punë. Komisioni Europian ka hequr kufizimet për kufijtë e brendshëm në hapësirën Shengen dhe rrjedhimisht qytetarët e BE mund të udhëtojnë lirisht brenda kësaj hapësire, pa qenë të detyruar të vetkarantinohen në kthim.



E kundërta ndodh me qytetarët shqiptarë, të cilët ende duhet tu nënshtrohen kufizimeve të lëvizjes dhe nuk mund të marrin një fluturim apo një udhëtim me kroçerë gjatë verës dhe vjeshtës 2020.


Lajmi i fundjavës lidhur me kroçerat, ishte rinisja e shumëpritur e anijes MSC Grandiosa nga porti i Xhenovës për lundrimin në Mesdheun Perëndimor. Kjo anije me kapacitet mbi 5000 passagjerë, ka nisur lundrimin e parë pas 4 muajsh me rreth 1000 pasagjerë në bord, të cilët i janë nënshtruar testimit për Covid gjatë procesit të imbarkimit, proces ky që mbulohet nga MSC Cruises.


Minimalisht për sezonin e verës 2020 qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur të imbarkojnë në anije, një luks ky i rezervuar vetëm për qytetarët e Bashkimit Europian, për të menaxhuar më lehtë një udhëtim të tillë dhe për të evituar fluksin e udhëtarëve. Rregull që pritet të ndryshojë pas vjeshtës 2020, kur do të ketë më tepër anije në lundrim në Mesdhe dhe më gjerë.


Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, sigurohuni që gjendja juaj shëndetsore është optimale, për të mbrojtur veten dhe njerëzit rreth jush.

Cilat janë simptomat e koronavirusit?


Qendra për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) ka përditësuar një listë të simptomave që përfshijnë:


· Ethet ose të dridhura

· Kollë

· Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

· Lodhje

· Dhimbje muskulore ose trupi

· Dhimbje koke

· Humbje e shijes ose aromës

· Dhimbje të fytit

· Kongjestioni ose hunda e rrjedhshme

· Nauze ose të vjella

· Diarre


Çfarë mund të bëni për të parandaluar koronavirusin kur udhëtoni?


Mbajtja e një maska dhe higjena e përgjithshme e trupit, larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i gojës gjatë teshtitjes ose kollitjes janë norma që secili duhet t’i zbatojë në çdo kohë e vend. Dezifektoni shpesh me spraj antibakterial sipërfaqet që prekni zakonisht përreth jush, shmangni prekjen e fytyrës dhe kontaktin e afërt me njerëzit që mund të shihni duke u kollitur ose teshtitur.


Disa linja ajrore gjithashtu kanë lejuar udhëtarët të mbajnë dezifektantë të lëngshëm deri në 300 ml në çantën e dorës. Një lehtësi që do të lejohet deri në një njoftim të dytë.


Si janë përgjigjur linjat ajrore ndaj koronavirusit?


Pas shkurtimeve të rrepta në oraret e operimit, linjat ajrore po rifillojnë udhëtimet që u anulluan nga pandemia. Në të gjitha linjat ajrore, aeroplanët pastrohen rregullisht gjatë gjithë ditës. Spërkatja elektrostatike çdo natë është normë e re në shumë flota. Veshja e ekuipazhit të kabinës dhe sanitizuesit e duarve dhe solucionet higjenizuese janë lehtësisht të disponueshme në çdo fluturim.


Pasagjerëve u kërkohet të veshin maska gjatë fluturimeve në bord dhe në hapësirat publike. Madje në disa linja, nëse një pasagjer refuzon të vendosë maskën, ai mund të pezullohet nga fluturimet e ardhshme me të njëjtën linjë. Disa pasagjerëve u është ndaluar fluturimi pasi kanë refuzuar të vendosin maskën.

Si janë përgjigjur kompanitë e kroçerave?


MSC Cruises është e para që ka rinisur lundrimin pikërisht me anijen MSC Grandiosa, duke marrë përsipër një sërë masash të reja të kontrollit të rreptë shëndetsor, për tju siguruar klientëve të saj një pushim të qetë e të sigurt. Vetëm ata pushues që rezultojnë negative ndaj tamponit që kryhet në terminalin e imbarkimit, mund të shijojnë pushimet e tyre në bord.



Pushuesit që duan të vizitojnë portet e itinerarit, duhet të rezervojnë një tur me shoqërues të ofruar nga kompania, pra një paketë eskursioni, në mënyrë që të udhëtojnë të shoqëruar në vende pa rrezik infektimi.


Momentalisht shërbimi i bufesë është pezulluar deri në një njoftim të dytë dhe të gjitha vaktet ofrohen në restorantet e kroçerës, të shërbyera nga stafi.

Pasagjerët udhëzohen të veshin maskën në ambjente me shumë njerëz si ashensorët ose hapësirat e hyrjes së restoranteve, teatrit etj, për ta hequr atë më pas kur të jenë akomoduar në vendin e tyre.


Për të shmangur rradhët në recepsion dhe në zyrën e eskursioneve, pushuesit mund të telefonojnë nga kabina e tyre ose të përdorin aplikacionin MSC For Me në çdo kohë për të rezervuar një shërbim në SPA, një darkë në një restorant specialiteti etj.

Në pritje të përmirësimit të situates, MSC njofton udhëtarët shqiptarë se mund të rezervojnë udhëtime me kroçerë prej Janarit 2021, dhe në rast të mbylljes së kufijve, të gjithë klientëve do u ofrohet mundësia e zgjedhjes së një date të re nisjeje.

42 views0 comments
bottom of page