top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Mungesa e udhëtimeve shkakton dëm emocional tek njerëzit, tregon sondazhi


Ilustrimi nga Dzana Serdarevic

Në këto muaj të pandemisë globale të Coronavirus, dëmet nuk kanë qenë vetëm financiare. Energjia negative që mbërtheu kombet në mbarë globin, ka ndikuar ndjeshëm edhe në gjendjen emocionale të njerëzve pavarësisht nacionalitetit, moshës, profesionit etj. Kështu rezulton edhe nga sondazhi më i fundit i Amex Trendex, një raport i trendeve nga America Express, i cili ka pyetur qytetarët nëse mungesa e udhëtimeve ka pasur ndikim në jetën e tyre dhe në gjendjen e tyre shpirtërore.


American Express kreu këtë sondazh me 3000 njerëz të shpërndarë në SH.B.A. Britaninë e Madhe, Australi, Japoni, Meksikë dhe Kanada përgjatë muajve qershor dhe korrik 2020, në vazhdë të mbledhjes së të dhënave dhe analizimit të pasojave të pandemisë nga Covid-19.


Ky sondazh tregoi se:


  • 48% e të anketuarve u përgjigjen se për shkak se nuk munden të udhëtojnë, ndihen në ankth dhe të stresuar

  • 3 në 4 konsumatorë, pra rreth 78%, u përgjigj se udhëtimet janë një nga gjërat kryesore të cilat atyre u mungojnë më shumë në këtë kohë pandemie

  • Vetëm 10% e tyre janë shprehur se po planifikojnë një udhëtim të afërt

  • 67% e tyre u shprehën të gatshëm të udhëtojnë sapo të jetë e lejueshme, ama vetëm me familjarët e tyre

  • Sipas rezultateve të sondazhit, 50% e të pyeturve u shprehën se do të donin të shpërnguleshin në një shtet tjetër qoftë edhe për një vit të tërë, nëse do ua lejonte xhepi.



Të anketuarit janë shprehur se janë të gatshëm të udhëtojnë në çdo kohë, për sa kohë marrin pjesë në aktivitete ku funksionon distancimi social dhe ofrohen kushtet më të mira të higjenës.


Mesa duket ky ndryshim i mentalitetit do të jetë jetëgjatë dhe me siguri do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të higjenës në të gjitha llojet e strukturave akomoduese, hotele, aeroplane, kroçera, rezorte, transport publik etj dhe udhëtarët do të jetë më të sigurt dhe me më pak rrezik për shëndetin e tyre.


A mund ta themi të njëjtën gjë për vendin tonë?

48 views0 comments
bottom of page