top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Pandemia COVID-19 / Çfarë po ndodh me kroçerat?

Kjo është pyetja që kanë ngritur jo vetëm ata që kane rezervuar një udhëtim kroçerë gjatë vitit 2020, por edhe ata që mezi presin të kryejnë lundrimin e tyre të rradhës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 0,04 % e popullsisë globale është prekur nga ky virus. Ndërsa prej pushuesve në kroçerat e gjithë botës që prej nisjes së pandemisë, janë prekur nga ky virus 0.03 %! Kjo si pasojë e të sëmurëve asimptomatikë që imbarkuan në bordin e disa anijeve.

Që prej muajit prill të gjitha kompanitë pezulluan lundrimet e tyre, jo për mungesen e sigurisë, por sepse për shkak të mbylljes së kufijve, pushuesit nuk mund të mbërrinin më në portin e imbarkimit. Njoftimet zyrtare janë që pezullimi do të vazhdojë deri në muajin korrik për shumicën prej tyre dhe deri në vjeshtë për disa kompani specifike.


Por a janë anijet e kroçerave tani një vend i sigurt për të pushuar?

Përgjitja është PO!


  • Kroçerat janë një tipologjike unike udhëtimi, të cilat mbledhin me mijëra njerëz në një vend të mbyllur. Andaj ato kanë epëruar gjithnjë në standardet më të larta të sigurisë dhe higjenës për secilin vizitor. Super kujdesi nuk është një gjë e re për këtë sektor të turizmit.

  • Në anijet e kroçerave punonjësit e dedikuar janë në proces të vazhdueshëm desinfektimi të të gjitha hapësirave të anijes.

  • Në hyrje të cdo ambjenti ofrohen higjenizuesh duarsh në çdo kohë.

  • Sistemi i ajrit të kondicionuar është i veçantë për anijet, ndaj çdo kabinë ka njësinë e vet të ajrimit, të ndarë nga hapësirat e tjera.

  • Kroçerat ofrojnë qendra shëndetsore funksionale 24/7 me mjekë, infermierë dhe pajisjet më të mira të ndihmës së shpejtë dhe kujdesit shëndetsor.

Cilat do të jenë ndryshimet që do të bëjnë anijet?


  • Kompanitë e kroçerave janë të gatshme të investojnë gjithnjë e më tepër në teknologji dhe në sistemet dixhitale të pastrimit. Kjo nënkupton robotë sterilizimi në të gjitha hapësirat.

  • Pushuesit do t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta të temperaturës.

  • Po investohet për qendra më të avancuara shëndetsore me një numër më të madh personeli.

  • Në zonën e bufesë, ushqimi do të mbrohet me xhama transparentë dhe do të ofrohet nga punonjësit.


Çfarë do të ndodhë me rezervimet e kryera për vitin 2020?


Për të gjithë kroçeristët që rezervuan një udhëtim gjatë 2020-ës dhe nuk mundën ta realizonin për shkak të pezullimit të lundrimit nga ana e kompanisë, Kompanitë kanë ofruar mundësinë e zgjedhjes së një date të re në vitin 2021.

Madje disa prej tyre, në formë kompensimi, ofrojnë një kredit në bord që shkon deri në 200 euro për person. Nëse nuk shpenzohet, atëherë pushuesi do të ketë të drejtë ta kërkojë këtë kredit në cash.

Ndërkohë që presim hapjen e kufijve dhe rifillimin e jetës normale, Kroçiere.al është pranë jush për tju asistuar me çdo pyetje dhe informacion lidhur me rezervimin tuaj apo një udhëtim që dëshironi ta bëni.


Kliko këtu për info!


Shumë shpejt do t'i kthehemi udhëtimeve dhe lundrimeve me më shumë dëshirë se më parë, duke vlerësuar ndjesinë e të qenit të lirë, plot jetë, e gati për të eksploruar botën.



Copyrights Deli Mucollari Cruise Blog

40 views0 comments
bottom of page