top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Të gjithë kemi dëgjuar për fjordet norvegjeze, por a i njihni këto emra?


Sa herë mund të më keni dëgjuar duke folur me pathos për Norvegjinë dhe fjordet, për këto vende që më rrëmbyen zemrën, aty ku njerëzimi është në paqe me natyrën dhe të duket se je më afër Edenit se kurrë.


Kliko këtu për ofertat e Norvegjisë:


Më poshtë kam renditur disa nga qytezat dhe fshatrat Norvegjeze që kam vizituar gjatë lundrimit me kroçiera dhe po ju zbuloj disa kuriozitete për secilin.


Flaam, që do të thotë "vend i vogël me male të pjerrëta", nuk mund të kishte një emër më të përsosur. Fshati ka një popullsi prej 450 banorësh dhe ndodhet në Aurlandsfjord, krahun më të brendshëm të fiordit të dytë më të gjatë në botë, Sognefjord, i cili , përveç Norvegjisë, shtrihet edhe gjysmë në Suedi. Me malet e mbuluara me dëborë, ujëvarat, lumenjtë, dhe fermat piktoreske, Flaam është i bukur gjatë gjithë vitit, por më popullor në verë kur udhëtarët janë këtu për aktivitete në natyrë. Buze portit te kroçierave do të gjeni një muze interesant të historisë së Flaamit, me objekte në miniaturë dhe natyrisht dyqane me suvenirë dhe veshje lëkure të një cilësie të lartë.





Geiranger është një fshat i vogël në fund të Geirangerfjordit që do tju mbushë mushkëritë me ajrin më të pastër në botë. I mbrojtur si Trashëgimi Botërore nga UNESCO-s, ai është një nga perlat më të çmuara të Norvegjisë, në pjesën verilindore të saj. Thesari i vërtetë është vetë fjordi, me malet e tij të gjelbra, majat me borë dhe ujëvarat përrallore. Gjate lundrimit te nates, ka vetem nje gje qe nuk duhet bere ne kete destinacion: Te flihet gjume! Dielli I mesnates eshte nje nga mrekullite e kesaj ane te botes sepse do te shijoni reflektimin e tij qe skuq horizontin edhe pas mesnate. Te jeni te bindur, deti do te duket me I bukur se kurre.




Bergen, i njohur si "Porta e Fjordeve", është qyteti i dytë më i madh në Norvegji. Por me vetëm rreth 260,000 banorë, ai projekton ngrohtësinë dhe qasjen e një komuniteti shumë më të vogël. Rryma e Gjirit e zbut motin atje, dhe dimrat janë të butë e me pak borë. Orët e pafundme të dritës së diellit në verë duket se i japin cilësi ritmit të jetës së përditshme të Bergenit - Me restorante të shkëlqyera, art, trashëgimi historike dhe natyrore dhe dyqane të mira, Bergen ka diçka për të gjithë.




Tromso eshte destinacioni I dritave polare. Shkoni dhe dëshmoni magjinë! Përjetoni ngjyrat e pabesueshme që lëvizin nëpër qiellin e Arktikut. Dritat Veriore, të njohura edhe si Aurora Borealis, shfaqen natën, kur qielli është më i errët. Ju mund të shihni dritat që vallëzojnë përtej qiellit, me një gamë ngjyrash që shkon nga jeshile në blu, rozë, vjollcë dhe e bardhë. Në rajonin e Tromsøs, ishulli Sommarøy është ndër vendet më të bukura dhe skenike për të parë Dritat Veriore.Ne kete rajon, sikurse edhe ne Stavanger e Trondheim do te gjeni muzete e historise se vikingeve, ilustrime te anijeve te tyre te ekspeditave ne lindje e perendim, muzeun e shpatave te tyre dhe do te mesoni te panjohurat e nje culture qe daton ne shkullin e pare pas Krishtit, te pushtueve me te famshem te historise skandinave.



Porti prej ku mund të vizitoni Kepin e Veriut do tju lajmërojë se keni kaluar rrethin polar dhe tashmë mund të krenoheni për këtë arritje! Honningsvag është një fshat i peshkimit në majën më veriore të Norvegjisë dhe ofron pamje piktoreske dhe një shumëllojshmëri të gjerë të eskursioneve në natyrë, duke përfshirë hiking, peshkim, shëtitje me varkë dhe më shumë. Mos humbni një vizitë në Ice Bar, per te shijuar nje pijet mes mureve te akullit. Honninsvag eshte gjithashtu vendi perfekt për të parë drerët polarë. Mes qetësisë dhe erërave të veriut,vizitorët kanë mundësinë për të shijuar një kulturë autentike norvegjeze.



Svalbard ose ndryshe I njohur me emrin Spitzenbergen, eshte pjese e arkipelagut norvegjez ne oqeanin Arktik. Ndodhet midis polit te veriut dhe norvegjise. Ne shekullin e 17 ky ishull ishte baza e gjuetareve te balenave. Ne shekullin e 20 u ngrit nje komunitet per nxjerrjen e qymyrit, ndersa ne ditet e sotme eshte dera qe hap enciklopedine e oqeanit arktik dhe thesareve te tij, eshte shtepia e arinjve polare, drereve polare, dhelpres dhe balenave arktike.


Këtë informacion do ta gjeni edhe në vlogun tim të rradhës në Youtube , me imazhe dhe video nga fjordet që me siguri do tju pushtojnë zemrën edhe ju.


Norvegjia duhet të jetë në listën tuaj të udhëtimeve këtë vit patjetër!

71 views0 comments
bottom of page