top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Çfarë do të thotë kabina ‘GUARANTEE’ ose ‘GARANTITA’

Updated: Jan 28, 2020

Në rastin më të keq, nuk e ke vënë re ekzistencën e kësaj fjale në leksikun e botës së kroçierave dhe je plotësisht i falur për këtë.


Në rastin më të mirë, pate rezervuar një kabinë ekonomike të brendshme, pas as edhe një dritarkë dhe papritur, teksa një punonjës i anijes të shoqëroi drejt kabinës tënde, bebet e syrit tu zmadhuan dhe zemra të rrahu fort nga shkëlqimi i diellit që depërtonte nga ballkoni i dhomës ku do të akomodoheshe ti. Mendove se ishte një gabim i punonjësit, ose i agjencisë që të organizoi udhëtimin, por nuk fole. Heshte, sepse fati të solli aty ku duhej!


Fati quhej GUARANTEE!



Kabina e “garantuar” është një kabinë e padisponueshme fizikisht në kohën e prenotimit. Kur kompanitë plotësojnë rezervimet e një lloji kabine (zakonisht ato të brendshme) në disa nisje, ku mbase shohin një fluks të ngadaltë të rezervimeve, ata vendosin të hapin një kontigjent kabinash si "të garantuar". Pastaj bëhet një prenotim i tepërt i këtij lloji të kabinës (për këtë arsye më shumë kabina sesa ato që janë në dispozicion janë shitur) në mënyrë që të procedohet me mbushjen e anijes dhe më pas në një fazë të mëvonshme, zyra teknike cakton kabinën e gjithsecilit me numrin e saktë.



Kjo do të thotë se për të njëjtin çmim, mund tju caktohet një kabinë në një kategori më të lartë (përfitoni up-grade), në mënyrë të pavarur nga zyra teknike e kompanisë. Prandaj nuk është e mundur për askënd që të ndërhyjë në këtë fazë, as për agjensitë e udhëtimit dhe asnjë referent tjetër. Ajo që mund të bëjë agjenti juaj i udhëtimit, është të ketë nuhatjen e duhur për të kuptuar sa shanse ka që ju të përfitoni një up-gradë ose jo, dhe kjo mund të kuptohet nga situata e kabinave në systemin e agjentëve.


Nëse kategoria e re up-grade është "falas", kjo ka të bëjë vetëm me llojin e kabinës, por kurrë me shërbimet. Për shembull, nëse një klient paguan një të brendshme dhe i është caktuar një Grand Suite, kjo e fundit do të ketë vetëm avantazhin e kabinës më të madhe, por nuk do t'i ketë të gjitha përfitimet e nivelit Aurea në anijet MSC.



Megjithatë, ndonjëherë, ndodh që kompania të kontaktojë agjencinë dhe të kërkojë t'i ofrojë klientit një shtesë pagese të cilën klienti është i lirë ta pranojë ose jo. Në rast se pranoni, me një shtesë të vogël, mund të ketë, përveç avantazheve të kabinës më të madhe, edhe të gjitha përfitimet e kategorisë së re.


Mos harro: Pyete agjentin tënd se cilën kategori kabine ke në kontratën tënde dhe nëse është ‘e garantuar’ ose jo.


Kliko këtu për të gjetur kroçierën tënde!





45 views0 comments
bottom of page