top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

21 terma nga gjuha "sekrete" e punonjësve të kroçerave

Dëshiron të punosh një ditë në anijet e kroçerave?

Patjetër që mundesh!

Leksioni i parë për ty para se të shkosh në bord është kjo listë e disa fjalëve të veçanta, qesharake, të çuditshme dhe interesante, kuptimin e të cilave e njohin vetëm punonjësit e krocerave.

Ato janë fjalë që i përdor personeli i anijes dhe janë një miks i gjuhës filipinase, indoneziane, italiane, spanjolle dhe gjuhëve të Ballkanit.


MSC Preziosa

Si fillim ishin nonsens për mua por pas tre vitesh pune në bord, e gjeta veten duke i përdorur edhe unë me kolegët e mi.


1. Babalu - Kjo fjalë me origjinë filipinase në versionin mashkullor do të thotë "budalla" por me një konotacion përkëdhelës. Përdoret sidomos kur dëshiron të thuash që tjetri ia ka fut kot në një mënyrë mjeshtërore.


2. Babalina - Versioni femëror i "babalu". Përdoret në shumicën e kohës me mirësjellje, për një kolege të afërt, për të mos e quajtur të paaftë.


3. Mamagayo - Nënkupton të jesh përtac dhe të rrish kot pa bërë punën tënde, pra kur i bën bisht punës dhe ua lë të tjerëve. Të gjithë e kanë një momënt gjatë punës kur bëhen dembelë, ndaj edhe mua ma kanë thënë disa herë këtë fjalë.


4. Banana - Ky frut ekzotik përdoret me shumë dashamirësi për t'i shprehur dikujt që do ta pësojë keq, që veprimi që ka bërë do të ketë pasoja, ose shefit nuk do i pëlqejë ajo që ka bërë dhe ka për ta qortuar keq.


5. Rambo Style - Stili i rambos është ndër më të preferuarit në anije për të kryer një detyrë që të është dhënë. Nënkupton që po e bën punën shkel e shko ose sa për të thënë.


6. Monkey Business - Do të thotë që po kryen diçka kundër rregullave , për të përfituar ose për t'ia hedhur paq një situate. Po bën një marrëveshje me dikë, në mënyrë të fshehtë.


7. Mafia - Një shkallë më e lartë e monkey business, kur aktiviteti yt kundër rregullave zgjat në kohë, bëhet zakon dhe ti tashmë e ke mundur sistemin duke përdorur rregullat në favorin tënd.


8. Paisano - Vjen nga italishtja për të thënë patriot ose bashkëkombës, por përdoret absolutisht nga çdo nacionalitet si fjalë universale për të treguar që njëri a tjetri është nga i njëjti shtet.


9. Big Time - Përdoret edhe në përditshmëri por në anije do ta dëgjoni non stop nëse jeni mes punonjësish me eksperiencë. Do të thotë "shumë", "goxha" , "në një sasi të madhe", sidomos për të shprehur një ndjesi negative


10. Cacaria - Mënyra më e mirë për të shprehur mendimin më të keq për një objekt, për një vend apo një lloj pune. Një gjë e keqe, e shpifur, ose e padrejtë , e parregullt, negative, e papërdorshme, që nuk do doje kurrë ta kishe.


11. Avaria - Një objekt që nuk ka më vlerë, i vjetëruar, një mekanizëm i prishur, një gjë që nuk gjen më përdorim, nuk i hyn në punë askujt. Zakonisht përdoret për sendet në vendet e punës, por mund të përdoret figurativisht edhe për njerëzit në mënyrë fyese.


12. Malakia - Me një prejardhje të dukshme greke, përdoret drejtpërdrejt për njerëzit , nëse do të shpreshësh fyerjet më të thella për ta. Kujdes, mos e përdorni në fillimet tuaja.


13. Capo - Dukshëm nga italishtja, fjala nuk përdoret vetëm për shefat por për cdo person që po drejton një situatë edhe jashtë pune, kur dëshiron të të mësojë dicka të re, ose edhe kur po të shet mend pa qenë nevojë dhe mund t'i drejtohesh me sarkazëm si "capo".


14. Too much drama - Drama është esenca e jetës në një anije kroçerash ndaj duhet ta përqafosh si mënyrë jetese, por ndonjëherë sasia i kalon kufijtë dhe mund të thuash lehtësisht "oh too much drama for me, I give up". S'po jua them sa miliona herë në ditë do ta dëgjoni këtë mes punonjësish.


15. Good Life - Përdoret për të gjithë ata që kanë një punë më të lehtë se të tjerët, që kanë një menaxher më të mirë se të tjerët, ose që janë në kohën e pushimit ndërsa të tjerët punojnë. Përdoret edhe për njerëzit që në një mënyrë a një tjetër ia dalin të mos punojnë sa duhet, ose janë thjesht me fat.


16. No rice, no power - Orizi është eliksiri që mban gjallë të gjithë punonjësit që vijnë nga Azia dhe nuk jetojnë dot pa të në të paktën një vakt në ditë. Sasia e orizit që ata konsumojnë është e pamatshme ndaj thuhet që ata e gjejnë forcën për të punuar pikërisht aty, tek magjia e orizit.


17. Run like chickens - Ndonjëherë je vonë me limitet e kohës për të përfunduar një detyrim, ndaj e gjen veten duke shpikur mënyra për të përfunduar punën dhe nervozizmi është i dukshëm. Në këto raste të tjerët do të të thonë që je duke vrapuar si pulat, pa ditur ku e ke kokën.


18. Mami- mamasita - Jo të gjithë e dinë emrin e njëri-tjetrit në anije, ku zakonisht janë më shumë se 1000 punonjës, ndaj për mirësjellje e quajnë tjetrën "mami", termi latin për të përshëndetur vajzat, ose "mamasita" kur njohja është pak më e thellë


19. Papi - papito - Termat latinë janë shumë të përdorur në bord për shkak të numrit të madh të punonjësve me origjinë nga Amerika e Jugut ose Amerika Qendrore, ndaj edhe zakonet e tyre bëhen zakonet e të gjithëve. "Papi" normalisht përdoret për të përshëndetur një koleg, por kujdes, mos e përdorni me shefat ose kapitenin!


20. Hajde - Më në fund pak ndikim nga ata pak turq e ballkanas që punojnë në det. Jam e ndërgjegjshme që kam kontribuuar mjaftueshëm në përdorimin e kësaj fjale në bord.


21. Jala - Është versioni hajde por në arabisht ose hebraisht, term që përdoret gjatë gjithë kohës nga punonjësit për të nxitur njëri-tjetrin për të filluar punën!


Jala guys!

Lexoni artikullin tjetër në blog mbi pagesat e punonjësve të krocerave këtu!



Mars 2020

82 views0 comments
bottom of page