top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

25 atraksionet shqiptare që mund të vizitosh këtë verë

Vera e 2020-ës ndoshta nuk do të jetë ajo e udhëtimeve të largëta rreth botës, por kjo është një mundësi më tepër për të njohur dhe vizituar vendin tonë, thesaret e tij antike, rrënojat që na dëshmojnë historinë e të parëve tanë, ashtu sikurse edhe perlat e natyrës që na ka falur Zoti me kaq bollëk.


Kam përgatitur një listë me 25 atraksionet më interesante për tu parë nga veriu në jug të Shqipërisë, nga Valbona deri në Ksamil. Lista është patjetër shumë më e larmishme dhe opsionet e udhëtimeve më të shumta, por sipas meje, kjo është ajka e vendit tonë, me aq sa kam udhëtuar deri më sot.


Vizita në këto destinacione, jo vetëm që do tju ofrojë një aventurë që zor se rrëfehet dot me foto, por do të kujdeset edhe për xhepin tuaj.


Rekomandohet të udhëtoni me miqtë ose familjen!




1. Lugina e Valbonës

2. Theth

3. Lumi i Shalës

4. Liqenet e Lurës

5. Pazari i Krujës


Nëse jeni prindër, Kruja është një nga destinacionet e para për të marrë fëmijët tuaj me vete. Vizita në muzetë e qytetit të vjetër historik do të jetë një orë e vlefshme mësimore për ta. Ditën mund ta vazhdoni në Parkun Kombëtar Qafështamë rreth 25 km larg Krujës.


6. Mrizi i Zanave

7. Bunkart Tiranë

8. Lagjet e vjetra të Beratit

9. Liqenet e Belshit

10. Kanionet e Osumit

11. Kanioni i Holtës

12. Llixhat e Benjës

13. Driloni

14. Liqeni i Prespës

15. Pazari i Korçës


Definitivisht Korça ofron një mori zgjedhjesh historike si Mësonjëtorja e Parë, mund të vizitoni Katedralen "Ngjallja e Krishtit", të shihni lagjet karakteristike dhe të provoni tavernat e mishit të pjekur në fshatin fare pranë të Boboshticës.


16. Kishat e Voskopojës

17. Laguna e Karavastasë

18. Gjiri i Karaburunit

19. Ishulli i Sazanit

20. Apollonia e Fierit

21. Kalaja e Gjirokastrës

22. Rrënojat e Antigoneas

23. Kalaja e Porto Palermos

24. Plazhi i Ksamilit

25. Butrinti

Një shëtitje në Butrint kërkon minimalisht 2 deri 3 orë nga koha juaj, ndoshta pak më tepër nëse do të shihni me kujdes të gjitha thesaret e ruajtura në këtë park kombëtar. Do të provoni pak nga esenca e jetës së vendasve gati 2000 vite më parë.

Të njëjtën listë do ta gjeni në këtë template, të cilën mund ta postoni në Facebook ose Instagram duke qarkuar vendet ku ju keni qenë tashmë!



Jeni të ftuar të shtoni destinacione të tjera!


Informacione më të detajuara për çdo destinacion do të publikoj në shkrimet në vijim!


Prill 2020

338 views0 comments
bottom of page