top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

5 drejtuesit më të mirë të kroçerave në botë!

Ka një detaj që të gjithë e nënvlerësojnë kur planifikojnë kroçerën e rradhës, dhe ai është Drejtuesi i Kroçerës (The Cruise Director)

Nëse kapiteni është autoriteti më i lartë i anijes, Cruise Director është zëri dhe fytyra e saj.


Pse? Për shkak se drejtuesit e kroçerës mund të ndikojnë te mase shumë, duke u angazhuar me pasagjerët, duke planifikuar ose organizuar aktivitete dhe lojëra interaktive, evente, shfaqje variete në teatër dhe festa të ndryshme në baret dhe diskotekën e anijes. Shumë janë gjithashtu vokalistë të talentuar, valltarë ose komedianë stand-upi, duke rritur opsionet e argëtimit gjatë udhëtimit tuaj.


CruiseCritic – një nga blogjet më serioze të kroçerave në botë, ka renditur kështu 5 drejtuesit e kroçerave më të aftë ose më të dashur nga pushuesit:



Matt Mitcham, Carnival Cruise Line

Me afro 30,000 ndjekës në Instagram, nuk është çudi që Matt Mitcham së fundmi kryesoi listën e zgjedhjeve të Porthole's Readers për ‘Best Cruise Director’. Me origjinë nga Londra, Anglia, dhe që shpesh shihet veshur me një T-shirt neoni që thotë "Free Hugs", Mitcham ka qenë një preferuar i kroçeristëve që kur u bashkua me Carnival Cruises nëntë vjet më parë - pasagjerët shpesh citojnë personalitetin e tij energjik kur e diskutojnë në internet. Ndërsa fillimisht ishte i befasuar kur pasagjerët i thanë që ata rezervuan kroçera sipas programit të tij, ai tashmë e konsideron një privilegj.


Marc Walker, Royal Caribbean

Jo të gjithë mund të marrin një efekt zanor dhe ta kthejnë atë në identitet. Por Marc Walker, i cili ka punuar në 20 anije të ndryshme dhe ka qenë me Royal Caribbean që nga viti 1996, është nga ky lloj njerëzish. "Pas çdo njoftimi të anijes, unë them 'Bing Bong' - tingulli i ashensorëve dhe makinat SeaPass - dhe më pas të gjithë më kopjojnë. Tashmë është legjendë", qesh Walker, i cili ka lindur në Anglinë Jugore dhe banon në Orlando . Drejtuesi popullor i kroçerës ka rreth 16,000 ndjekës në Facebook, me të cilët ndan foto familjare dhe aktivitete të ndryshme.


Eric De Gray, Azamara Club Cruises

Me një figurë spektakolare - 2 metër i gjatë, plus çfarëdo lartësie që i shtojnë flokët e tij bjondë- aftësitë e të kënduarit të Eric De Greit përputhen me figurën e tij skenike, thonë pasagjerët që hipin në Azamara Journey, ku De Grey është interpretuesi kryesor dhe drejtues kroçere. Pushuesit që e vënë re atë me patina patinazhi mund të mos e dinë që De Grey e ka praktikuar patinazhin në mënyrë konkurruese edhe më herët. Ai është gjithashtu një muzikant i mirë fagoti, një autor librash të botuara dhe një artist me shumë regjistrime të publikuara.






Gary Hunter, Crystal Cruises

Gary Hunter, i cili është gjithashtu një profesionist i ventrilokuizmit në Chiefland, Florida, ka performuar në det që nga viti 1975 me dhjetëra anije për shumë linja lundrimi. Ai u bashkua me Crystal Cruises për udhëtimin e anijes së saj të parë, Harmony, në 1990. Që nga viti 2003, Hunter ka qenë drejtues i anijes Crystal Serenity . Ai e quan anijen shtëpinë e tij larg shtëpisë. Pas kaq vitesh në det, Hunter e di punën - dhe si të tejkalojë pritjet e të gjithëve – brenda dhe jashtë. Kjo është ndoshta arsyeja pse pasagjerët rezervojnë kroçerat me Hunter shumë herë, dhe mbajnë kontakte me email ose telefon pas udhëtimeve të tyre.


Handre Potgieter, Seabourn Cruises

Lindur dhe rritur në Knysna, Afrika e Jugut, Handre Potgieter ka punuar në industrinë luksoze të lundrimit për 16 vjet, nëntë të fundit me Seabourn. Ai është gjithashtu një vrapues i etur që merr pjesë në maratona gjatë pushimeve të tij në tokë. "Unë absolutisht e dua atë që duhet të bëj", thotë ai. "Drejtuesit e kroçerës duhet të kënaqen çdo ditë me njerëzit me komunikim, kujdes , udhëheqje të sinqertë, dhe me humor e kreativitet. "Meqenëse Potgieter nuk është aktiv në mediat sociale - ai e përshkruan veten si mjaft privat dhe të ndrojtur - madje është i befasuar me faktin se sa i njohur është bërë në mesin e kroçeristëve.

29 views0 comments
bottom of page