top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

E rëndësishme për udhëtarët! Verifikoni skadencën e pasaportave tuaja!

Nëse po planifikon një udhëtim jashtë Shqipërisë në javët ose muajt në vijim, apo nëse tashmë ke rezervuar gjithçka, verifiko nëse pasaporta jote do të jetë e vlefshme minimalisht 6 muajt pas datës së kthimit në vendlindje!

Cilido qoftë shteti tek i cili do të udhëtosh duke përdorur pasaportën, sigurohu që data e skadencës (e vendosur në anën e djathtë poshtë të pasaportës) të plotësojë këtë kusht, në të kundërt nuk do të lejohesh të dalësh jashtë territorit shqiptar.


Pasaporta shqiptare

Ju rikujtoj:


Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike (në Shqipëri):

1. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Kontrolli i të dhënave personale 2. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi 3. Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit 4. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim 5. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi 6. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja


Aplikimi për pasaportë të re

Kostot e procesit të lëshimit të një pasaporte të re:


Kupon për pasaportë me vlerë prej 7 500 Lekë (15 ditë kalendarike). Kupon për pasaportë me aplikim të përshpejtuar me vlerë prej 18 000 Lekë (2-3 ditë kalendarike).


Ky rregull vlen edhe nëse do të aplikosh për një vizë turistike. Sigurohu që pasaporta të ketë vlefshmëri për vitet në vijim.

200 views0 comments
bottom of page