top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

MSC SEAVIEW - Gjenerata e re e kroçerave


MSC Seaview është anija e dytë e klasit Seaside e inauguruar në qershor të vitit 2018. Anija prej 160,000 tonësh dhe me kapacitet prej 5,179 pasagjerësh ofron për pushuesit udhëtime në Mesdheun perëndimor. MSC Seaview është ndërtuar në kantjerin italian ‘Fincantieri’ dhe ka 463,000 metra katror të hapësirave publike, duke përfshirë edhe ashensorët panoramikë me pamje nga deti, me dysheme qelqi, një park gjigand me ujë dhe një shëtitore të hapur me dyqane, bare dhe restorante. Seaview ka 14 suita me ballkon, me pamje nga deti dhe ofron komoditet dhe luks në të njëjtën kohë, me një dizajn të rafinuar.


MSC SEAVIEW , Genoa

Nëntë restorante në bord me një shumëllojshmëri kuzhine, hapësirë Spa shumë spacioze me sallën e fitnesit dhe sallonin e bukurisë.


Parku i ujit ka pesë rrëshqitëse, duke përfshirë një tub rrëshqitës për ata që kërkojnë adrenalinën,aty ku kombinohen video games, dritat dhe muzika. Anija gjithashtu ofron zipline-in më të gjatë në det.








Swimming Pool MSC Seaview

Nga pikëpamja e teknologjisë, MSC Cruises ka nënshkruar një partneritet me Samsung, dhe do të integrojë teknologjitë më të fundit, të tilla si byzylykët dhe smartphonet për të gjetur pozicionin gjeografik të fëmijëve, shërbimin e taksive dhe pagesat në bord .


38 views0 comments
bottom of page