top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Inaugurimi i MSC Seaview - Italianët dinë të festojnë!

Updated: Sep 27, 2019

Qershor 2018


Gjëja e parë që më entuziazmon kur planifikoj udhëtimin për në portin e Gjenovës në Itali është ajo distanca e papërfillshme që ndan aeroportoin Kristofor Kolombi nga porti i kroçierave, gati 15 minuta!

Ndaj nuk ka vend për të humbur emocionet që i merr me vete nga shtëpia teksa je përgatitur të marrësh pjesë për herë të parë në një inaugurim anijeje, sidomos e MSC Seaview.

Po, italianët dinë vërtet të festojnë dhe sidomos të zgjedhin detajet më bombastike për të surprizuar të ftuarit, ashtu sikurse MSC Cruises zgjodhi emrat më në zë në Itali për të pagëzuar anijen e re.


Inauguration MSC Seaview, Delinda Mucollari

Kumbara e anijes, sipas traditës disa vjeçare - ikona e bukurisë Sophia Loren, të cilën pata mundësi ta shoh disa metra larg sa për të vënë re që vitet nuk kanë mëshirë për kënd.


Mikëpritëset ishin 2 vajzat e showt italian si Lorella Cuccarini dhe Michelle Hunziker që e kishin garantuar paraprakisht atmosferën festive.


Prezantimi i të gjithë elementëve të anijes së re përpara medias dhe agjentëve të udhëtimit, duke prezantuar blogerat më të kërkuar që mbështesin MSC-në dhe influencerat, u shoqërua me zërin e rrallë të Mateo Bocelli-t, djalit të vogël të virtuozit Andrea Bocelli.


Mbrëmja rezervoi një koncert të gjallë me legjendën e muzikës italiane Zucchero dhe grupin e tij, të cilët mbi skenën e improvizuar në kuvertën e MSC Seaview, kënduan të shoqëruar nga fishekjarret blu të nisjes së lundrimit.


MSC Seaview, Enjoy the Sea

Nën sloganin #enjoythesea , tashmë i shoqëruar gjithnjë me hashtagun përpara, MSC me krenari prezantoi të dytën anije të klasit Seaside, dhe ngjalli aq shumë kuriozitet me mbrëmjen spektakolare përpara mediave, sa jam e sigurt që shumë kroçeristë nxituan të rezervonin kabinën e tyre në një prej lundrimeve të kësaj anijeje, të egzaltuar nga marketingu në mbarë botën që ju bë këtij ishulli të ri lundrues.

Aspak me faj, ashtu sikurse ma mori zemrën që sapo hyra në hollin e madh dhe të shndritshëm, ku ka vend vetëm për festë edhe për pushime me 5 yje të plota!






46 views0 comments
bottom of page