top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Ja çfarë duhet të përmbajë valixhja jote e kroçierës. Dokumentacioni dhe veshjet e nevojshme

Ndonjëherë i përkushtohemi me ditë të tëra përgatitjes së valixhes së udhëtimit, dhe gjithsesi në fund kemi harruar gjithnjë diçka të rëndësishme.

Për këtë arsye duhet të përgatisim gjithnjë një listë të shkruar me të gjitha objektet e nevojshme, që të jemi të kompletuar, komodë gjatë udhëtimit dhe të përgatitur për çdo situatë.

Unë kam listuar më poshtë çdo gjë të nevojshme për pushimin tënd të shumëpritur:



DOKUMENTE


-Pasaporta (dhe viza nëse kërkohet)

-Biletat e fluturimit

-Biletat e kroçerës

-Leja e drejtimit të makinës (në rast se do merrni një makinë me qera në porte)

-Kartë krediti / Cash

-Siguracion mjekësor dhe recetë mjekësore nëse merrni medikamente mjekësore

-Kontakt emergjence

-Çertifikatë vaksinimi (nëse kërkohet)



PAJISJE

-Celular

-Kindle ose thjesht libra

-Laptop

- Aparat fotografik, kartë memorie shtesë

-Bateri

-Celular

-Karikues dhe power bank



VESHJE:

-Veshje për mbrëmjet joformale

-Veshje për mbrëmjet gala

-Rroba dhe këpucë të përshtatshme për eskursione

-Pulovra të ngrohta dhe xhaketa

-Pantallona / xhinse

Personale:

-Pizhama

-Çorape

-Veshmbathje

-Kravata

-Rrip

-Veshje palestre

-Orë / bizhuteri

-Kostum banjoje


Travel Luggage

PRODUKTE TË HIGJENËS:

-Shampo /sapun

-Pastë dhe furçë dhëmbësh

-Produkte kozmetike

-Produkte të rrojes për burrat

-Krëhër flokësh

-Produkte të higjenës për gratë

-Deodorant

-Prerëse thonjsh /limë

-Pjastër ose mashë flokësh



SHTESË:

– Harta dhe broshura informative për portet

- Shenjues për valixhen tuaj


Në varësi të dëshirës dhe nevojave tuaja mund të shtoni dhe hiqni elementë nga lista por tani mund ta përdorni si një guidë për të gjithë procesin e përgatitjes së valixhes suaj.


Kujdes!

Sigurohuni që bileta juaj e fluturimit ka të përfshirë bagazhin e plotë 20 kg!


Bon Voyage!

107 views0 comments
bottom of page