top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Rreth botës me kroçierën MSC MAGNIFICA- Detajet e itinerarit

Updated: Sep 25, 2019

'117 ditë për të parë botën - Një jetë për ta kujtuar'

Ky është slogani i MSC Cruises për të prezantuar udhëtimin rreth botës me anijen e përzgjedhur të klasit Musica - MSC Magnifica!


MSC MAGNIFICA WORLD CRUISE

43 destinacione të mahnitshme në 23 shtete!


Më poshtë janë vetëm disa nga pikat e nxehta që do të zbuloni:


Ushuaia (Argjentinë), Valparaiso (Kili), Callao / Lima (Peru), Hanga Roa / Rapa Nui (Kili), Rarotonga (Ishujt Cook), Cruising Milford Sound / Fiordland Park (Zelanda e Re), Hobart / Tasmania (Australi), Ile des Pins dhe Noumea (Kaledonia e Re), Cairns (Australi), Alotau dhe Doini Island (Papua Guinea e Re), Benoa (Bali), Mumbai / Bombay (India), Aqaba / Petra (Jordan).


Petra, Jordan

Në bordin e anijes, do të keni mundësi të shijoni disa nga ushqimet më të shijshme në botë, natyrisht të përshtatura për të gjitha nacionalitetet, të shijoni argëtimin e jashtëzakonshëm nga Entertainment Team si në festat e çdo nate, ashtu edhe në teatrin 'Royal Theatre' me shfaqjet Broadway dhe të trajtoni veten si kurrë më parë në kabinat e rehatshme dhe të bollshme me pamje nga deti.


15 ekskursione bregdetare përfshihen në koston e prenotimit dhe sigurisht që ekskursione të tjera mund të rezervohen si paraprakisht, ashtu edhe gjatë lundrimit. Për më tepër, do të keni gjithashtu një paketë pijesh gjatë vakteve të përfshirë dhe 30% zbritje të të gjitha shërbimeve në lavanteri.



Dubai, Emirates

Për këtë udhëtim që ndodh veç një herë në jetë, MSC Cruises do të kreditojë pikë treshe anëtarësie në varësi të përvojës së zgjedhur në kohën e rezervimit, duke lejuar anëtarët e Klubit MSC Voyagers të gëzojnë të gjitha privilegjet bonus menjëherë!


  • 4 porte imbarkimi

  • 5 kontinente

  • 8 netë overnight

  • 15 eskursione të përfshira

  • 23 shtete

  • 43 destinacione

  • 117 ditë pushimesh


Çmimi për këtë kroçierë fillon nga 25000 EURO personi për kabinat dyshe me ballkon. Tarifa ndryshon për suitat ALL Inclusive.

Ja itinerari i plotë, me oraret e sakta të mbërritjes dhe lundrimit të anijes:







71 views0 comments
bottom of page