top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Si është jeta në kroçerë për punonjësit/ Ups & downs /Pjesa 2

Limiti i alkoolit

Është logjike që si punonjës, për të dhënë një persormancë të mirë në punë, duhet të jesh shumë i kujdesshëm me argëtimin në kohën tënde të lirë. Kjo përfshin edhe një limit të përcaktuar të pijeve alkoolike që mund të konsumosh që shkon zakonisht deri në 2 birra apo 2 gota vere. Mëngjesi i ditës tjetër duhet të të gjejë gjithnjë të freskët përballë pushuesve të anijes, po ashtu disa kompani aplikojnë edhe kontrollet e rastësishme të alkoolit në gjak, të cilat në rastin më të keq shoqërohen me largim nga puna.


Hristina & Deli / Nassau, Bahamas

Lavanteria

Po, ti do kujdesesh vetë për higjenën e rrobave të tua personale, sikurse edhe të uniformës së punës. Ka orare të përcaktuara për pastrimin e uniformës nga punonjësit e lavanterisë, por rrallë herë të përshtaten me nevojat e tua. Andaj do kesh në dispozicion gjithë lavanterinë për të larë dhe hekurosur ndërresat. Gjithnjë rekomandohen orët e vona të natës, si koha më e mirë për të gjetur lavatriçe të lira. Mos e nënvlerësoni larjen me dorë .


Airport of Hamburg, 2016

Kohëzgjatja e kontratës

Varet nga departamenti ku punon dhe nga nënshtetësia jote. Për shembull, një Head Waiter nga Italia është në gjendje të kryejë një kontratë perfekte 5 mujore, por një Assistant waiter nga Shqipëria nuk e lë kurrë anijen pa mbyllur muajin e 8-të. Gati 2 muaj pushime në shtëpi dhe më pas sërish gati për aventurë! Unë personalisht kam kryer kontratat 6 dhe 7 mujore në departamentin e Shop Team.Ndonjëherë pushimi mund të jetë edhe më pak se një muaj, nëse kërkesat e kompanisë janë të tilla.


Crew Bar - MSC Musica

Guest area privilege

Sa liri ke në bord? Në fakt liria jote fillon dhe mbaron tek uniforma, sepse do të duhet të jesh i veshur me uniformën e punës edhe jashtë orarit zyrtar të punës, pasi ti je gjithsesi një punonjës që duhet të veçohesh nga pasagjerët (me anë të badge-it me emrin personal gjithashtu), edhe në orën 1:00 në diskotekë, për ata që lejohen të shkojnë aty. Në të kundërt, në lirinë tënde të plotë mund të frekuentosh Crew Bar-in, zonën e relaksit për punonjësit, ku kryhen festa, karaoke, movie nights dhe ku mund të pini lirisht duhan.


London, 2016

Free Time

Nuk ke pse heq dorë nga zakoni yt i stërvitjes sepse çdo anije ka në dispozicion një palestër për punonjësit në zonën 'Crew Area', dhe disa orare të lira frekuentimi në palestrën e pasagjerëve gjatë qëndrimit në port për oficerët dhe stafin. Po ashtu ofrohet një zonë 'sunbathing' për punonjësit në pjesën e përparme të anijes, me një pishinë modeste dhe dushe po ashtu. Vend që e kemi quajtur 'Metal Beach'. Mund ta kuptoni arsyen pse..


Shpresoj që këto informacione të përgjithshme tju kenë ndihmuar për të krijuar një ide më të qartë mbi kushtet e jetës në bord dhe jeni një hap më afër vendimit për të punuar në kroçerë ose jo.


60 views0 comments
bottom of page