top of page
Search
  • Writer's pictureDeli Muçollari

Një ditë në kroçerën EMERALD PRINCESS

Updated: Sep 24, 2019

Nga momenti i parë që hyn në anijen Emerald Princess, ndeshesh me përshendetjet miqësore të stafit që të mirëpret në bordin e shtëpisë se tyre. Anija po lundron në këtë sezon në mesdhe duke vizituar ishujt grekë, Malin e Zi dhe brigjet italiane, por ruan në çdo detaj prekjen amerikane në të gjithë kompleksitetin e saj.

Vizitojmë si fillim kuvertën sepse duam të shuajmë kureshtjen tonë për pishinat e anijes për të cilat kam dëgjuar që janë të shumta dhe i japin mundësi çdo kroçeristi për t'i shijuar.


Deli Mucollari Cruise Blog

Në fakt, gjatë qëndrimit tonë anija është e ankoruar në portin e Korfuzit dhe shumë prej pushuesve janë tashmë duke vizituar qytetin, ndaj korridoret janë të qeta dhe mund të eksplorojmë lirisht të gjitha skutat e kësaj kroçiere.


E ndërtuar në vitin 2005, Princess Emerald, është pjesë e klasit CROWN dhe filloi lundrimin e saj të parë zyrtar 2 vite më vonë. Procesi i ndërtimit të saj është kryer në kantierin e njohur të kroçerave në Trieste të Italisë me emrin Fincantieri Monfalcone.

Kapaciteti i saj është rreth 3100 pasagjerë dhe ka kushtuar përafërsisht 500 milion dollarë!

Mes punonjësve të Emerald, të cilët janë rreth 1200, njihemi edhe me një vajzë shumë energjike që na shoqeron në viziten tonë, Ashley nga Afrika e Jugut, pikërisht asistentja e drejtuesit të kroçieres , i cili është mjaft i rëndësishëm, por gjithnjë nën urdhërat e kapitenit!


Cruise Director of Emerald Princess


Pasi drekojmë në sallën e ngrënies 'Da Vinci', njihemi me 'The Cruise director', i njohur kështu në bord drejtuesi i kroçierës, Callie, gjithashtu nga Afrika e Jugut. Ai do të ishte shoqëruesi ynë në pjesën e dytë të ditës dhe na tregon më tepër mbi opsionet e argëtimit që ofron kjo anije e stilit amerikan. Aty nuk mungon as muzika country dhe as kazinoja e zhurmshme, e cila në këtë anije quhet Gatsby’s, me siguri për t'u sjellë fat atyre që luajnë.

Ajo që ofron Emerald në mbrëmje, kur të gjithë janë në bord dhe i përkushtohen njëri tjetrit, jane musicals origjinale, shfaqje magjike variete, filma artistikë, stand up comedies dhe patjetër vallëzim në klubet e natës ku do ta gjeni veten movin ' and groovin'. Në çdo cep të anijes, ka nje event dhe stafi, është aty per t'u siguruar që mbrëmja e askujt të mos bëhet e mërzitshme.


Emerald ka zgjedhur të ofrojë për pushuesit e talentuar edhe nje skenë të improvizuar të THE VOICE, ku kroçeristet bëjne blind audition dhe kanë mundësi të bëhen fituesit e një mini talent show gjatë pushimeve të tyre. Patjetër që shpërblimet nuk mungojnë!

Kujdesi për veten nuk mund të mungojë në keto pushime. Rigjallëroni dhe rifreskoni trupin, mendjen dhe shpirtin në hapesirën Spa të pajisur me sauna dhe patjetër salloni i bukurisë për të gjitha zonjat.




Princess Cruises Cruisetopic Team

Ngrënia në bordin e një kroçiere është vertet festë e gëzueshme dhe restorantet e specialiteteve gjithmonë ofrojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Shërbehen pjata me përbërësit më të freskët, dhe menuja është ndërkombëtare, duke u kujdesur për shijet e gjithkujt. Restorantet janë vendi më i mirë në anije për të celebruar përvjetore dhe ditëlindje bashkë me udhëtaret e tjerë nga e gjithë bota.


Emerald Princess Cruise Ship


Shefi i parë i kuzhinës në Emerald Princess është Chef Curtis Stone, i cili ju jep një mundësi ekskluzive për të shijuar kuzhinën e tij të rafinuar. Përsosur për një festë të veçantë ose thjesht kënaqësi në kohën e kaluar së bashku, Chef Stone është i aftë që ta kthejë gatimin në art dhe darken tuaj në një festë.

Me shërbimin e vëmendshëm nga një staf miqësor që e di se çfarë do të thotë mikpritja, do të ndieni se Emerald Princess, me të vërtetë është shtëpia juaj larg shtëpisë.

91 views0 comments
bottom of page